28 Mars 2024

418 mijë pasagjer kanë udhëtuar me aeroplan në TM4 2017

Prishtinë, 30 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e katërt (TM4 2017),  me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334 440 mjete motorike dhe jomotorike, ose 4.64% më shumë sesa në vitin 2016.

Në territorin e Kosovës ka 2 043.4 km rrugë, prej tyre: autoudhë janë 5%; nacionale 31%; ndërsa, 64% janë rrugë rajonale.

Në territorin e Kosovës, ka gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullon 1 lokomotivë disel, e cila bart 10 vagonë për udhëtarë.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 ishte 24 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar (TM3 2017) është një rritje për 7.7%. Ndërsa, transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 55 mijë tonë.

Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e katërt të vitit 2017, ka pasur 1 646 fluturime, që ishte një rritje prej 5%, duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016).

Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016) ka një rritje për 5.90%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)