03 Shkurt 2023

1,429 gjoba për sektorin e transportit ndërkombëtar

Prishtinë, 9 gusht - ATK në funksion të luftimit të ekonomisë jo-formale gjatë këtyre ditëve ka inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar. Gjatë këtyre inspektimeve zyrtatet e ATK-së kanë ka lëshuar 1,429 gjoba për mos pajisje me arkë fiskale dhe mos lëshim të kuponit fiskal, tek 62 kompani, të cilat janë përcjell për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.

Të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën Korrik – Shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë te tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektoj sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja e tyre në relacion me obligimet tatimore nuk është ne nivelin e duhur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)