29 Maj 2020

Zvicra është shteti më inovativ në botë

New York, 29 korrik - Indeksi Vjetor i Inovacionit, që e mat gjendje ne inovacioneve në botë, prej këtij viti i përfshin 129 vende. Në krye është Zvicra, ndërkaq më pas vijnë Suedia dhe SHBA.

Për pozicionim, autorët i vlerësojnë institucionet, kapitalin njerëzor dhe hulumtimet, infrastrukturën, tregun. Biznesin, diturinë/teknologjinë dhe efektin kreativ të vendeve të vëzhguara.

Në lidhje me vendet e rajonit. Kroacia është e ranguar në vendin e 44-të, Mali i Zi e 45-ta, Maqedonia e Veriut e 59-ta. Bosnja dhe Hercegovina e 76-ta, ndërkaq Shqipëria e 83-ta.

Kina në vendin e 14-të, është vendi i vetëm me të ardhura mesatarisht të larta që është në mesin e 20 vendeve më inovative, ndërkaq India (në vendin e 52-të) vlerësohet për vend i cili në vitin 2011-të e ka marrë vendin e parë në mesin e vendeve të Azisë Qendrore dhe Jugore (pjesërisht falë eksportit të IT shërbimeve dhe studentëve të diplomuar për inxhinieri dhe shkenca natyrore).

Konkluzion i përgjithshëm është se bota është nën ndikimin e ngadalësimit ekonomik të intensitetit të mesëm si rezultat i zhvillimit të dobësuar ekonomik, zhvillimit të ulët të produktivitetit dhe pasigurisë ekonomike.

Nga ana tjetër, bota pasurohet me inovacione, edhe në vendet e zhvilluara, por edhe në ato që janë në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)