19 Prill 2024

Zuckerberg pranon dështimin për të penguar ndërhyrjen rusë në garën e 2016

New York, 22 mars - Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me skandalin më të madh të shpërthyer ndonjëherë për Facebook.

Zuckerberg i përulur u ka kërkuar ndjesë të gjithë përdoruesve të këtij rrjeti pasi të dhënat e 50 milion shtetasve janë marrë pa dijeninë e tyre.

"Kjo është vërtet një shkelje shumë e madhe, më vjen shumë keq për këtë që ndodhi. Tani do të kujdesemi dhe sigurohemi që kjo të mos ndodhë më".

Mark zbuloi se skandali me profesorin e Cambridge i ka ulur vlerën Facebook me 50 miliardë dollarë.

Zuckerberg pranoi se ai kishte dështuar për të penguar ndërhyrjen rusë në garën e 2016 duke përdorur Facebook duke shtuar se "i sigurt se dikush është duke u përpjekur "të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)