02 Mars 2021

Zuckerberg mbështet me 100 milionë dollarë gazetarët

New York, 30 mars - Një shumë 100 milionë dollarë për gazetarët, në veçanti ata që janë të fokusuar tek koronavirusi dhe lajmet lokale vjen si mbështetje nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Zuckerberg në një postim në rrjetet sociale, ku thekson gjendjen e vështirë ekonomike që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në kompanitë mediatike në të gjithë botën.

“Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur qytetarët të informuar, dhe shumë kompani mediatike janë në krizë për shkak të ndikimit ekonomik të shpërthimit të virusit."

"Lajmet lokale janë veçanërisht të goditura, kështu që ne kemi akorduar 25 milion dollarë për financim si grante urgjente përmes Projektit të Gazetarisë në Facebook, dhe 75 milion $ të tjera në marketing, për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën e koronavirusit”, shkruan Zuckerberg.

“Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të na mbajnë të informuar”, vijon ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)