06 Qershor 2020

ZTE hap laboratorin e parë të sigurisë kibernetike në Evropë

Romë, 23 maj - Firma teknologjike kineze ZTE ka hapur laboratorin e vet të parë të sigurisë kibernetike në Romë.

Kompania thotë se laboratori synon t'u ofrojë konsumatorëve dhe rregullatorëve në mbarë botën shërbimet e vlerësimit të sigurisë dhe të auditimit, duke përfshirë shqyrtimin e burimit të kodit të produkteve të ZTE-së e të dokumentit procedural, si edhe auditimin e projektit të sigurisë.

Laboratori do të shërbejë edhe si një platformë e bashkëpunimit dhe e kërkimeve, duke e lejuar këtë sektor të kryejë studime të thella në fushën e sigurisë.

ZTE-ja është një nga furnizueset kryesore ndërkombëtare të pajisjeve të telekomunikacionit për klientë të tillë si operatorët e telefonisë së lëvizshme, duke konkurruar me kompani si "Huawei", "Ericsson" dhe "Nokia".

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)