23 Tetor 2019

YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë

New York, 4 shtator - YouTube, shërbimi i videove të kompanisë Google, është gjobitur me 170 milion dollarë nën akuzat për mbledhje dhe shpërndarje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit fëmijë.

Komisioni Federal i Tregëtisë, një agjenci amerikane e themeluar një shekull më parë që administron legjislacionet antitrust dhe mbrojtjen e konsumatorit, e gjobiti gjigandin teknologjik Google 136 milion dollarë, ndërsa kompania do t’i paguajë shtetit të Nju Jorkut një gjobë prej 34 milion dollarësh nën akuza të ngjashme.

Kjo është gjoba më e madhe që ka të bëjë me një ligj federal të vitit 1998 që ndalon mbledhjen e të dhënave të fëmijëve nën moshën 13 vjeçare pa miratimin e prindërve.

YouTube u akuzua për gjurmimin e përdoruesve të kanaleve për fëmijët pa lejen e prindërve, ndërsa shpërndau reklama disa miliona dollarëshe që kishin për objektiv ata përdorues.

“YouTube u përpoq të shiste popullaritetin e saj me fëmijët për klientët e ardhëshëm të korporatave. Ndërsa kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit që mbron privacinë e fëmijëve, kompania refuzoi të pranonte se pjesë të platformës u drejtoheshin fëmijëve në mënyrë të qartë”, - tha drejtuesi i Komisionit Federal të Tregtisë Joe Simmos.

Përveç paguarjes së gjobës, marrëveshja i kërkon sherbimit YouTube që të rishikojë procesin e trajtimit të materialeve për fëmijët.

“Ne do të trajtojmë të dhënat e shikuesve të videove në YouTube me përmbajtje për fëmijët sikur të ishin fëmijë, pavarësisht moshës së përdoruesve. Do të kufizojmë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave për videot e bëra për fëmijët në vetëm ato që nevojiten për të mbështetur funksionimin e sherbimit. Po ashtu, do të ndalojmë reklamat e personalizuara në tërësi”, - tha Susan Wojcicki, Shefe Ekzekutive e firmës YouTube.

Marrëveshja, e cila duket e zbehtë në krahasim me gjobën 5 miliardë dollarë ndaj kompanisë Facebook në fillim të vitit për shkelje të privacisë, u miratua me një votim 3-2, ku dy komisionerë demokratë kërkuar dënime më të ashpra.

“Marrëveshja përsërit shumë prej gabimeve të njëjta nga marrëveshja e gabuar me kompaninë Facebook. Asnjë përgjegjësi individuale, mjete të pamjaftueshme për të trajtuar stimujt financiarë të kompanisë dhe një gjobë që ende e lejon kompaninë që të përfitojë nga shkeljet e saj të ligjit”,- tha komisioneri demokrat Rohit Chopra.

Ai po ashtu theksoi se ishte hera e tretë që nga viti 2011 që Komisioni Federal i Tregtisë e kishte dënuar kompaninë Google për shkelje të privacisë.

Qeveria federale është treguar gjithnjë e më e rreptë ndaj kompanive të mëdha teknologjike gjatë dy viteve të fundit, kryesisht kur flitet për mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave përsonale të konsumatorëve.

Shumë kompani po ashtu janë nën hetime nëse kanë shkelur ligjet antitrust duke përfituar në rrugë të paligjshme përmes ndrydhjes së konkurentëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)