25 Prill 2024

Yahoo, viktimë e një sulmi masiv kibernetik

New York, 15 dhjetor - Kompania “Yahoo” ka njoftuar se në muajin gusht të vitit 2013 ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik duke thënë se mbi 1 miliard profile të saj janë komprometuar.

Numri i llogarive të sulmuara është dy herë më i madh se sa në sulmin e parë që “Yahoo” e ka konfirmuar në muajin shtator.

Kompania beson që incidenti i konfirmuar mbrëmjen e 14 dhjetorit me gjasë është ndryshe nga ai “Yahoo” e konfirmoi në shtator.

Yahoo thotë se sulmi mund të ketë marrë të dhëna si emrat, adresat e emaileve, numrat e telefonit, datat e lindjes, fjalëkalimet etj.

Megjithatë, të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj nuk besohet se janë prekur, njofton më tej kompania.

Yahoo thotë se i ka njoftuar personat e prekur nga sulmi ndërsa ka ndërmarrë masa për sigurimin e profileve të tyre, duke kërkuar edhe prej përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)