29 Mars 2024

Yahoo shton përditësimin e statuseve të Facebook

SHBA, 6 prill - Yahoo vazhdon të përfshijë elemente të rrjeteve për shoqërim në kuadër të të shërbimeve të veta.

Në fakt, duke filluar nga kjo javë përdoruesit e Yahoo Mail do të kanë mundësinë të përditësojnë statuset e tyre në Facebook nga Yahoo Mailbox.

Përdoruesit e Facebook do të mund të kyçen në llogaritë e tyre drejtpërdrejt nga faqja e parë e Yahoo Mail dhe gjithashtu të shikojnë profilet e miqve të tyre kur të pranojnë e-mail nga miqtë të cilët kanë dy llogaritë e tyra të ndërlidhura.

Në pyetje është një përditësim interesant për Yahoo Mail, i cili sipas kompanisë për analiza ComScore është një prej shërbimeve më të përdorura për e-mail në botë. Për këtë vit, Yahoo premton integrim edhe më të afërt me rrjetet për shoqërim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)