28 Mars 2024

Yahoo, një faqe vetëm për femrat

Paris, 16 shtator - Yahoo do të hapë së shpejti një faqe interneti në Francë, Spanjë, Itali e Britani të Madhe të dedikuar tërësisht për femra, në të cilat do të ofrohen rreth 150 artikuj të specializuar çdo javë.

Udhëheqësit e kompanisë kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap në bazë të hulumtimeve të cilat kanë dëshmuar se vetëm në Francë Yahoo brenda muajit vizitohet nga tetë milionë femra.

Ashtu sikurse versionet amerikane dhe gjermane të cilat i kanë paraprirë ato, katër faqet e reja të internetit do të publikojnë përmbajtjet më të lexuara nga revistat e femrave. Disa nga rubrikat e paralajmëruara janë “Moda”, “Bukuria”, “Dekorimi” dhe “Marrëdhëniet në mes gjinive”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)