29 Mars 2024

WhatsApp rrit sigurinë

New York, 10 shkurt - Aplikacioni mjaft popullor WhatsApp ka lancuar një verifikim dy-hapësh për të gjithë përdoruesit, funksion opsional që e bën  shumë më të vështirë për njerëzit për të marrë akses të paautorizuar në llogarinë tuaj.

Matjet shtesë të sigurisë ju lejojnë që ta mbroni llogarinë tuaj me një kod gjashtë shifror i cili duhet të vendoset në mënyrë që të regjistroni numrin e celularit tuaj në WhatsApp.

Kjo do ta mbrojë llogarinë tuaj nga qasja e paautorizuar, pasi që ofron një shtresë shtesë të sigurisë.

Sapo të vendoset kjo, çdo përpjekje për ta verifikuar numrin e celularit tuaj me WhatsApp do të kërkojë edhe kodin, thotë kompania përmes një përditësimi në ueb-faqen e saj.

Nëse e harroni ndonjëherë kodin, ju mund ta riktheni llogarinë duke dërguar një e-mail në adresën tuaj e cila më pas do t’ju lejojë që ta hiqni verifikimin me kod në mënyrë që të hyni në llogarinë tuaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)