26 Shkurt 2021

Valonis Ramadani krijon një sistem elektronik që monitoron cilësinë e ajrit

Prizren, 19 prill - Ndotja e ajrit është njëra prej problemeve më të mëdha të ambientit. Makinat në qarkullim, industritë/objektet që nxjerrin tym pa filter, djegia e resurseve për ngrohje ndikojnë qoftë direkt apo indirekt në organizmin tonë.

Prandaj, kjo është shfrytëzuar si inspirim nga studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’  Valonis Ramadani, që në këtë kohë të karantinës të bëj një sistem elektronik të monitorimit të cilësisë së ajrit, të emëruar me 'AirAtom'.

Valonisi këtë e ka arritur duke përdorur mikroçip të thjeshtë (bazuar në ESP8266), një senzor, një LCD (16x2) ekran dhe disa LED dioda. Ai ndërtoi një stacion personal, të lirë dhe të thjeshtë për monitorim të ajrit.

Ky sistem është i aftë të monitoroj grimcat e PM2.5 (grimcat deri 2.5 mikron) dhe PM10 (grimcat deri 10 mikron) që munden me qenë pluhur, polen, myk, CO/CO2/HFC/HCFC etj., si dhe në bazë të vlerës së Air Quality Index (AQI-së), të cilësisë së ajrit në ambient.

AirAtom ka edhe API-ne e vet (LAN) dhe përmban 5 nivele të cilësisë: LED i bardhë (i pastër), i gjelbër (i mirë), i kaltër (pak i ndotur), i verdhë (shumë i ndotur), i kuq (i rrezikshëm).

Kjo është bërë në Arduino dhe është i bazuar në C++.

Drejtues të Parlamentit Studentor të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, thonë se studentët janë krenaria jonë, prandaj Parlamenti Studentor ndjehet i obliguar të përkrah krijimet e tilla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)