25 Maj 2019

USAID do të shënojë partneritetin me Cacttus Education

Prishtinë, 22 maj - Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education.  

USAID-i u bashkua me Cacttus Education rreth aktivitetit trevjeçar Partneritetit për Ndikim në TIK, aktivitet ky që ka për qëllim të ndihmojë krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë në njërin nga sektorët më dinamik dhe me rritjen më të shpejtë në Kosovë.

Gjatë kohëzgjatjes së këtij programi, Partneriteti për Ndikim do të regjistrojë 40 të rinj jomjaftueshëm të punësuar dhe të papunë në programin dyvjeçar të trajnimit profesional në TIK, dhe do të trajnojë edhe 260 të tjerë në fusha të ndryshme të karrierës që janë të lidhura me TIK duke përfshirë ndërmarrësinë dhe shkathtësitë e buta. 

Përveç kësaj, Cacttus do të shfrytëzojë rrjetin e tij për identifikimin e mundësive për praktika profesionale, vendosje nëpër vende të punës si dhe punësim të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve në këtë program.     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)