06 Qershor 2020

Universiteti i Gjilanit organizon konferencën e parë DiGiDay

Gjilan, 30 maj - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), organizon sot dhe nesër konferencën e parë DiGiDay 2019.

Ky organizim bëhet  në bashkëpunim me Universitetin e Montenegros, Podgoricë, Mali i Zi,  Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Shqipëri, Universitetin e Elabasanit “Aleksander Xhuvani”, Shqipëri,  Universitetin  “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni Veriore,  Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli”, Shqipëri dhe  Universitetin e  Mitrovicës, “Isa Boletini”, Kosovë.

Objektivi kryesor i kësaj Konference është të motivojë dhe t’i bëjë studentët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj.

Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësinë e projekteve që do të prezantohen në Konferencën DiGiDay do të ofrojnë një mundësi  të shkëlqyer për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e marketingut dixhital dhe shitjeve për bizneset.

Në fund të Konferencës DiGiDay  do të dilet  me një përmbledhje, se sa e rëndësishme është teknologjia  sot për biznes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)