28 Janar 2020

UNDP i dhuron Policisë softuer për të përmirësuar sigurinë kibernetike

Prishtinë, 9 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi Policisë së Kosovës softuerin për ndërmarrje SPLUNK që do të përmirësojë mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme.

Ky është një hap tjetër i Programit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) / Luftimi i Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) në mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës dhe palët tjera të interesit në ngritjen e teknologjisë dhe kapaciteteve njerëzore për parandalimin e sulmeve kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike në përgjithësi.

Softueri i ndërmarrjes SPLUNK do t'i ofrojë mundësinë Policisë së Kosovës të monitorojë të gjitha sistemet e informacionit në kohë reale dhe me qasje integruese.

Kjo është thelbësore për mbrojtjen e të gjitha të dhënave të ndjeshme brenda Policisë së Kosovës. Softueri do të ngrisë aftësitë e zbulimit dhe t[I bëjë më efikase veprimet e sigurisë përmes reagimeve më të shpejta që për këtë qëllim, do të sigurojnë të gjithë organet e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe UNDP-së në Kosovë. Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse nënshkroi dokumentin e dorëzimit.

Komisioni Evropian e karakterizon krimin kibernetik si një gamë e gjerë e aktiviteteve të ndryshme kriminale ku kompjuterët dhe sistemet e informacionit janë të përfshira ose si një mjet parësor ose si një objektiv kryesor.

Krimi kibernetik përfshin vepra tradicionale (p.sh. mashtrim, falsifikim dhe vjedhje identiteti), vepra penale të lidhura me përmbajtjen (p.sh. shpërndarja në internet e pornografisë ku përfshihen fëmijët ose nxitje e urrejtjes racore) dhe vepra që kanë të bëjnë enkas me kompjuterët dhe sistemet e informacionit si p.sh. sulme kundër sistemeve të informacionit, mohim të shërbimit dhe malware (softuer që ka për qëllim të dëmtojë ose çaktivizojë kompjuterët dhe sistemet kompjuterike).

Programi i Sigurisë i UNDP në Kosovë (KSSP) është plotësisht i integruar në institucionet përkatëse të sigurisë me një strategji mbështetëse për palët vendore të interesit përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse të sigurisë në zhvillimin teknologjik, zbatimin dhe harmonizimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe direktivës së BE-së për sigurinë kibernetike me qëllim të rritjes së sigurisë publike për të gjithë qytetarët me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike.

Projekti Luftimi I Krimit Kibernetik në Kosovë (C3K) financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)