15 Korrik 2020

UNDP dorëzon pajisje të teknologjisë informative për MEPTINIS

Prishtinë, 22 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19 dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, siguroi sot laptopë, tabletë dhe artikuj mbrojtës për Agjencinë e Punësimit në Kosovë (AP) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

Pajisjet do t'i mundësojnë Shërbimit Publik të Punësimit (ShPP) të vazhdojë punën  në mënyrë më efektive edhe tani, gjatë kufizimeve aktuale të lëvizjes.

Znj. Rozeta Hajdari,  Ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,  Sh.T. Christoph Weidinger, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Gunther Zimmer, Këshilltar dhe Shef i ADA-së në Kosovë, Drin Haraçia, Drejtor i përgjithshëm i AP-së dhe zyrtarë të tjerë të MEPTINIS, AP, UNDP dhe ADA ishin të pranishëm në dorëzimin që u zhvillua në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Ky donacion u sigurua si pjesë e projektit rajonal Promovimi i Zgjidhjeve Gjithëpërfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor (ILMS II) i financuar nga Agjensia Austriake e Zhvillimit (ADA). Projekti synon të lehtësojë punën e Shërbimit Publikë të Punësimit (ShPP) gjatë implementimin të Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë në përgjigje të COVID-19 dhe ofrimit të shërbimeve tjera të integruara të punësimit për punëkërkuesit e regjistruar.

Agjencia e Punësimit përveç që siguron shërbime të rregullta për punëkërkuesit dhe bizneset, është gjithashtu përgjegjëse për regjistrimin e personave të papunë që aplikojnë për të përfituar nga masa 15 e Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë, e cila përcakton pagesën prej 130 Euro në muaj për muajt prill, maj dhe qershor për qytetarët që jetojnë në kushte të rënduara sociale, të deklaruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit dhe që nuk janë përfitues të të ardhurave mujore nga sektori publik ose privat si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të  integruara të punësimit, përfshirë edhe masat aktive të tregut të punës për qytetarët e Kosovës.

Roli i Agjencisë së Punësimit është shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër gjatë pandemisë, pasi ajo ofron shërbime për të gjithë punëkërkuesit e regjistruar në Kosovë.

Aktualisht janë 160.229 punëkërkues të regjistruar në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP) të Agjencisë së Punësimit, ku 62.360 nga këta punëkërkues të regjistruar janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, nga 13 marsi deri më 19 maj.

Me numrin e shtuar të përfituesve të masës 15 për të cilët duhet ofruar shërbime, është me shumë rëndësi që këto shërbime të ofrohen  në mënyrë dhe në kohë të duhur.

Mjetet e teknologjisë informative do t'ju japin zyrtarëve mundësi të punës së pandërprerë edhe nga largësia, do të lehtësojnë komunikimin me klientët duke përmirësuar kështu cilësinë dhe afatin kohor të ofrimit të shërbimeve.

Këto mjete po i dorëzohen Agjencisë në një kohë kritike pasiqë kjo agjenci, me mbështetjen e UNDP, është duke krijuar një  platformë online (në internet) ku punëkërkuesit mund të marrin shërbime dixhitale në shërbimet që ofrohen në Zyrat e Punësimit, duke pasur qasje të drejtpërdrejt në thirrjet e hapura për aplikim për masat aktive të tregut të punës.

 Për më tepër, projekti është duke mbështetur aktivitetet në terren brenda shërbimeve të ShPP-së duke funksionalizuar ekranet televizive në mënyrë që klientët të kenë qasje në tabela të informacionit gjatë vizitave të tyre në SHPP. Gjithashtu, ueb faqja e AP-së në internet është i lidhur me Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit .

Roli i Agjencisë së Punësimit është thelbësor gjatë pandemisë, por do të jetë edhe më i rëndësishëm pasi të fillojë faza e rimëkëmbjes kur nevoja për shërbime punësimi dhe trajnimi do të jetë vendimtare pasi që punëkërkuesit e regjistruar, kryesisht të rinjtë dhe grupet e cenuara, do të kenë qasje në përfitim të shkathtësive dhe gjetjen e vendeve të punës.

Duke pranuar këtë donacion, ministrja Hajdari tha: “Do të shfrytëzoj rastin për të shprehur falënderime të veçanta për qeverinë austriake dhe UNDP-në për këtë donacion të dhënë si pjesë e projektit Promovimi i Zgjidhjeve Gjithëpërfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA)."

"Jam e vetëdijshme që kjo do të lehtësojë punën e Shërbimit Publik të Punësimit në Agjencinë e Punësimit gjatë zbatimit të  Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë si përgjigje ndaj COVID-19 dhe ofrimit të shërbimeve të tjera të punësimit për punëkërkues të regjistruar”.

"Ndërsa pandemia është duke u ngadalësuar, ajo që është duke u bërë më e qartë çdo ditë është se kemi një betejë të gjatë për të luftuar. Pasojat pritet të jenë të pakrahasueshme. Ne duhet të mendojmë se si të ndihmojmë në një afat të gjatë ata që do të paguajnë çmimin më të lartë, të të mbeturit pa punë, pa të ardhura, pa mjete për të mbështetur familjen."

"Kjo është arsyeja pse UNDP është e përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës që edhe gjatë pandemisë të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur. Veçanërisht ata që u goditen më rëndë - nga aspekti social dhe ekonomik - nga efektet e pandemisë duhet të marrin mbështetjen e nevojshme."

"Ne i jemi mirënjohës qeverisë austriake dhe ADC-së për mbështetjen financiare dhe partneritetin që na mundësoi dorëzimin e këtyre pajisjeve sot, si pjesë e bashkëpunimit tonë rajonal në mbështetjen e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse të tregut të punës ", tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.

Sh.T. Christoph Weidinger, ambasadori austriak në Kosovë, me këtë rast theksoi: “Këto donacione konfirmojnë përkushtimin e qeverisë austriake të ndihmojë Kosovën në luftën kundër pandemisë”.

Donacioni për AP-në përfshin: llaptopë, tableta, USB 16 GB dhe mbushje për telefona mobil për stafin kyç, që të ju lehtësojë komunikimin me klientët gjatë ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit të masave emergjente të qeverisë si dhe maska mbrojtëse, dorëza, dhe dezinfektues të duarve.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit.

"Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim."

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)