29 Mars 2024

Twitter do të bllokojë dy media të financuara nga Rusia

New York, 27 tetor - Kompania e mediave sociale “Twitter” tha se do të bllokojë publikimin në platformën e saj të mediave të financuara nga Rusia, si Sputnik dhe RT.

Përmes një deklarate në blogun e saj të enjten, kompania “Twitter” thonte se e mori këtë hap si pjesë e “një përkushtimi të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve të saj.”

“Twitter” citoi një raport në muajin janar të agjencive amerikane të zbulimit, ku arrihej në përfundimin se qeveria ruse është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, përmes mediave RT dhe Sputnik, të financuara nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)