29 Mars 2024

Toshiba prezanton Libretto W100

Tokio, 25 qershor - Toshiba dje prezantoi mini laptopin e saj të ri Libretto W100. Kjo pajisje nuk mund të quhet me një emër që e përshkruan mirë. Nuk mund ti thuash as tabletë, as netbook, as laptop. Pra është një pajisje shumë interesante.

Libretto ka 2 ekrane multitouch dhe punon me Windows 7. Nga parametrat teknike i ngjan një Netbook-u me një procesor 1.2 GHz Pentium U5400, 2 GB DDR3 dhe harddisk Solid State 62 GB, SSD – Solid State Drive = hard disqe që nuk kanë motor dhe disk magnetik që rrotullohet, janë praktikisht si USB flash drive të mëdha. Ai ka gjithashtu një portë USB dhe një vend për kartat e memories microSD.
 
E veçanta e librettos është  trupi i tij. Në pamje të parë ngjan si një netbook i zakonshëm, por kur e hap zbulon 2 ekrane multitouch nga 7 inch, secili të cilët mund të punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, ose si zgjatime të njëri-tjetrit.

Kjo pajisje ka dalë në  numër të kufizuar më shumë si për të testuar tregun me rastin e 15 vjetorit të serisë së parë  të laptopave Toshiba. Laptopat kanë qenë edhe çelësi i suksesit i kompanisë Toshiba për një kohë të gjatë. Ajo ka qenë nga kompanitë para që kanë prodhuar lap topa dhe sigurisht më e suksesshmja në vitet e parë të këtyre pajisjeve.

Çmimi i Librettos W100 nuk është modest, ai kushton 1,100 $ që është shumë shtrenjtë si për një tabletë, ashtu edhe për një netbook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)