20 Prill 2024

STIKK organizon edicionin e 9-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”

Prishtinë, 10 dhjetor - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) organizon edicionin e 9-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”.

Sivjet është viti i 9-të i organizimit të festivalit më të madhe në rajon të teknologjisë “KosICT”, i organizuar nga STIKK.

Kësaj radhe, ky festival, për shkak pandemisë COVID-19 do të mbahet online sot dhe nesër  ndërsa më 12 dhe 13 Dhjetor do të mbahet finalja e turnirit të lojrave elektronike KosICT CS:GO Masters 2020 e organizuar nga STIKK dhe Xportal eSports.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në zhvillimin e industries së TIK-ut.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e më shumë se 30 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë, përfshirë emra si:  Benedikt Hockmayer, CEO i Josephs GmbH, Andi Bejleri, Arkitekti Kryesore ne IBM, Bernd Blumoser, Kreu i Inovacionit ne Siemens AI Lab,  Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa, Harry Tsavdaris, Zyrtare Kombëtar I Teknologjisë për Greqi, Qipro dhe Malta në Microsoft, e shumë emra të tjerë.

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenën kryesore “ProCredit Bank”, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike për zhvilluesit softuerik.

Festivali gjithashtu do të pasurohet edhe nga panairi i StartUp-eve, takimet B2B në mes kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe do të përmbyllet me turnirin e lojrave elekronike KosICT CS:GO Masters.

Gjatë 8 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 6500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation, e shumë tema të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)