25 Prill 2024

Soyuz dërgon astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Prishtinë, 29 korrik - Anije kozmike Soyuz, është nisur nga baza ajrore Bajkonuar e Kazakistanit, drejt një misioni pesë mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Në këtë anije gjenden astronauti nga NASA, Randy Bresnik, astronauti rus, Sergei Ryazansky dhe Paolo Nespoli nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Disa orë më vonë anija ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Të tre astronautët u janë bashkuar një ekipi prej tre personash që tashmë gjenden në këtë stacion.

Për 42 vjeçarin, Ryazansky, ky është misioni i tretë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Laboratori hapësior i këtij stacioni kap shifrën e 100 miliardë dollarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)