03 Prill 2020

Sony Ericsson paraqet Xperia X8

Helsinki, 23 qershor - Modeleve Xperia i’u shtua edhe një verzion, bëhet fjalë për Sony Ericsson X8.

Celulari ka një ekran me prekje me HVGA rezolucion (320х240 piksel) sipërfaqja e të cilit (sipas prodhuesit), është rezistent ndaj gërvishtjeve, procesor që punon me takt prej 600 MHz dhe versionin 1,6 të sistemit operativ Android – i cili është pak zhgënjyes.

Megjithatë, sipas Sony Ericsson, serisë Xperia duhet ti shtohet një modifikim me versionin Android 2,1 diku në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sony Ericsson Xperia X8 ka një aparat fotografik me një rezolucion prej 3,2 Megapiksel dhe ky verzion më i thjeshtë, kushton 259 €. Kurse për ata që duan diçka më speciale, Xperia X10 posedon një kamerë prej 8 Megapiksel, por me një çmim dukshëm më të lartë.

Celulari vin i paketuar me një kartelë microSD prej 2 GB kurse për lidhje ofron GSM / EDGE, 3G me HSPA, Wi-Fi, Bluetooth dhe ka të instaluar GPS marrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)