18 Prill 2024

Shtepia e Bardhë reagon ndaj shkeljes së të dhënave të Yahoo-së

Washington, 16 dhjetor - Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk mund të trajtojë qëllimin e mundshëm të materialit nga Yahoo Inc, të rrezikuar nga hakerimi, duke shtuar se FBI po heton shkeljen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se hetuesit amerikanë do të sigurohen nëse ndonjë informacion publik, pas sulmit nuk kompromenton provat.

\" Duam ta bëjmë të qartë se zbulimi i informacionit nuk minon aftësinë e hetuesve për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. Do të jenë kriteret bazë përcaktues për atë që FBI do të publikojë. Ata kanë arritur në përfundimin se ka një përgjegjës për shkeljen, i cili mund të jetë person shtetëror, organizatë kriminale ose ndonjë subjekt tjetër\", tha zëdhënësi.

Aksionet e Yahoo-së ranë më shumë që 3.8 për qind të enjten, një ditë pasi kompania deklaroi se mbi 1 miliard llogari përdoruesi është kompromentuar në një shkelje të sigurisë në gusht të vitit 2013.

Numri i përdoruesve të prekur nga shkelja, më i madhi në histori, përllogaritet sa dyfishi i një shkeljeje të shënuar në vitin 2014.

Kompania Verizon, që ra dakord për blerjen e Yahoo Internet, njoftoi se mund të tërhiqet nga marrëveshja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)