19 Prill 2024

Shpalosen specifikat rreth Samsung M100

Bon, 8 shkurt - Para debutimit në Kongresin Botëror të Celularëve, imazhet dhe specifikat rreth Samsung M100 janë paraqitur në skenë.

Celulari M100 ka një ekran të madh 3.7 inç AMOLED të ndjeshëm në prekje që sjell një rezolucion prej 854 x 480 piksel.

 

Ai ka një kamerë me 5 megapiksel që është në gjendje të regjistrojë video në format 720p HD dhe gjithashtu ka të integruar Wi-Fi .

Celulari i Samsung, do të punojnë me sistemin e ri operativ, Android dhe do të ofrohet përmes SK Telecom të Koresë.

Celulari ka një procesor 800 MHz, që besohet se është i njëjti çip ARM11 që është përdorur në Samsung Moment.

Pajisja do të ketë gjithashtu një sensor GPS, TV Tuner T-DMB, luan vido në formatin DivX dhe port 3.5 mm për kufje.

Ende nuk është konfirmuar se si do të jëtë ndërtuar faqja e parë. Deri tani dihet se do të jetë touch. Me ndjeshmëri ndaj prekjes.

M100 pritet të ofrohet në treg gjatë muajit mars në Kore përmes SK Telecom, megjithatë çmimet për të nuk janë bërë ende të ditura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)