19 Prill 2024

Shkathtësitë e të rinjve promotor i zhvillimit të ekonomisë digjitale të Kosovës

Prishtinë, 23  janar - Në kuadër të angazhimeve për promovimin ekonomisë digjitale dhe rritjen e shërbimeve në këtë fushë, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj sot ka vizituar “Zombie Soup”, ndërmarrje e specializuar për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë që punëson 40 të rinj.

Ministri Beqaj gjatë vizitës është shprehur i impresionuar me punën e të rinjve të “Zobie Soup”, sidomos me punën kreative të tyre në shërbim të kompanive të njohura ndërkombëtare.

“Objektiv i qartë i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është përkrahja e të rinjve që posedojnë shkathtësi specifike në fushën e teknologjisë informative, me anë të të cilave ata krijojnë inovacione në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës”, tha ministri Beqaj, duke shtuar se shkathtësitë e të rinjve janë promotorë të zhvillimit të ekonomisë digjitale të Kosovës.

Pronarët e “Zombie Soup”, Agon Avdimetaj dhe Dorjan Berishaj, prezantuan punën që bënë kjo ndërmarrje në fushën e teknologjisë informative dhe në ofrimin e shërbimeve shumë të avancuara në këtë fushë. Ata e informuan ministrin Beqaj se aktivitetet kryesore të kësaj ndërmarrje janë krijimi bazës së të dhënave, zhvillimi i programeve, zhvillimi i aplikacioneve, dizajn i programeve, video lojërave, blogjeve dhe menaxhim i projekteve.

Pronarët e “Zombie Soup” theksuan se fokusi  i ri i tyre është zhvillimi i lojërave në platformat e realitetit virtual.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)