24 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK

Prishtinë, 27 prill - Edhe këtë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empower USAID, A.U.K TDI dhe Komunën e Prishtinës, organizojnë konferencën ‘Vajzat në TIK’ me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK festohet në më shumë se 150 shtete përmes ngjarjesh të ndryshme të cilat synojnë të vetëdijesojnë dhe të zotohen për një mjedis lokal i cili fuqizon dhe nxit vajzat dhe gratë që të mendojnë për karrierë në sferën e informacionit dhe komunikimit (TIK) e cila është përherë në rritje e sipër.

Në Kosovë, kjo do të jetë hera e katërt që organizohet një ngjarje e tillë për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)