29 Mars 2024

SHBA skanon hapësirën kibernetike për shenja sulmi nga Irani

Washington, 12 janar - Zyrtarët e qeverisë amerikane po vëzhgojnë dhe presin, ndërsa shumë besojnë se është vetëm çështje kohe përpara se Irani të godasë me një sulm kibernetik si hakmarrje ndaj sulmit amerikan ku u vra komandanti i Forcave "Quds" Qassem Soleimani.

Sipas këshillës më të fundit që ka dhënë Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk ka "kërcënime specifike, e të besueshme" për Shtetet e Bashkuara. Por zyrtarët thonë se garancitë që ka thënë publikisht Irani se i ka dhënë fund hakmarrjes nuk do të thonë asgjë.

"Irani ka qenë një nga aktorët më të këqij", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të enjten. "Ne jemi shumë të shqetësuar rreth aftësive e aktivitetit të Iranit", shtoi ai.

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë qenë në mëdyshje të komentojnë çdo detaj mbi aktivitetet në internet të aktorëve iranianë përgjatë ditëve të fundit.

Ata thonë se aftësitë e Iranit janë të të njëjtit nivel me ato të Rusisë, Kinës e Koresë së Veriut kur është fjala për përdorimin e sulmeve kibernetike me synim sistemet e kontrollit industrial ose infrastrukturën.

"Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me ritëm për të përmirësuar koordinimin dhe ndërgjegjësimin mbi situatën nëse shfaqen ndonjë kërcënim specifik", i tha një zëdhënës i departamentit Zërit të Amerikës.

Ai shtoi tha se departamenti po bashkërendon punën me agjencitë e zbulimit amerikane, kompani e organizata kryesore të sektorit privat dhe është i gatshëm të "zbatojë masa të zgjeruara mbi sigurisë, sipas nevojave".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)