19 Mars 2024

SHBA, Britania dënojnë sulmin kibernetik të Rusisë në Gjeorgji

Londër, 20 shkurt - Një sulm i madh kibernetik që ka prekur më shumë se 2,000 faqe internet në Gjeorgji një vit më parë, është kryer nga Rusia, kanë thënë Gjeorgjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria britanike ka thënë se inteligjenca ushtarake ruse (GRU) ka qenë mbrapa “tentimeve për të dëmtuar sovranitetin e Gjeorgjisë”.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab e ka përshkruar këtë incident si “absolutisht të papranueshëm”.

Ministria e Jashtme ruse ka mohuar të japë koment, ka thënë agjencia e lajmeve RIA.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike e Britanisë ka gjetur se GRU “ka qenë pothuajse me siguri” mbrapa sulmeve që kanë prekur mijëra faqe, përfshirë atë të presidentit dhe transmetuesit televiziv kombëtar.

Ky njëherësh është konsideruar shembulli i parë i madh i një sulmi të tillë të kryer nga GRU, prej vitit 2017.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka dënuar sulmet duke thënë: Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë këtë qasje në Gjeorgji dhe kudo”.

Në shumë raste, faqet online janë zëvendësuar me një fotografi të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, me përshkrimin “Unë do të kthehem”.

Saakashvili ka shërbyer dy mandate si president në Gjeorgji në periudhën 2004-2013.

Ai ka hequr dorë nga shtetësia gjeorgjiane më 2015, kur është bërë guvernator i rajonit ukrainas, Odesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)