19 Mars 2024

Samsungu do të lansojë smartfonin e palosshëm

Seul, 11 shkurt - Samsung gjatë këtij muaji do të prezantojë smartfonin e palosshëm, i cili tani për tani quhet Galaxy Fold.

Samsung pritet të lansojë këtë telefon të mençur më 20 shkurt së bashku me serinë e smartfonëve Galaxy S10.

Gjiganti teknologjik ka lansuar një video në llogarinë e vet në Twitter me këtë përshkrim: “E ardhmja e mobilëve do të zbulohet më 20 shkurt 2019".

Kjo video nuk paralajmëron në mënyrë konkrete zbulimin e smartfonit të palosshëm, por më tej është shkruar vetëm një fjali, ku shkruan “The Future Unfolds”.

Samsung nuk ka zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje, por në të pritet të zbulohen smartfonët Galaxy S10, Galaxy S10E e me shumë gjasë edhe smartfoni i palosshëm i tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)