12 Dhjetor 2018

Samsung prezanton Samsung Galaxy Tab A e ri

Seul, 26 tetor - Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot një shtesë të re në portofolin e tabletëve Galaxy, Galaxy Tab A (8.0''), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja.

Galaxy Tab A bazohet mbi trashëgiminë e dizenjimit Galaxy, ka një pamje të përmirësuar, trup të lëmuar metalik dhe skaje të rrumbullakëta, duke e bërë atë më të përshtatshëm për t’u mbajtur.

Tableti ofron bateri me jetëgjatësi më të lartë, ekran që duket mirë në çdo lloj drite dhe memorie të zgjeruar duke shtuar hapësirë të jashtme.

"Në Samsung, ne vazhdojmë të punojmë drejt inovacionit kuptimplotë që kënaq klientët tanë dhe plotëson nevojat e tyre unike," tha Sangsuk Roh, zëvendës-president i Strategjisë së Produkteve Tablet, të Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics.

"Tab Galaxy A është projektuar si për prindërit edhe për fëmijët. Ky tablet është shumë i përshtatshëm për ta përdorur në çdo ambjent, qoftë edhe kur jemi të shtrirë në kolltuk, me jetëgjatësi të lartë të baterisë që zgjat gjatë gjithë ditës për të gjithë familjen."
       
Përformancë e lartë për argëtim të pandërprerë

Për të përmirësuar përdorshmërinë dhe përformancën e përditshme, Galaxy Tab A është i pajisur me një ekran të ndritshëm dhe të përshtatshëm për të parë shfaqjet televizive të preferuara në të gjitha drejtimet, duke luajtur lojra ose duke shfletuar web-in në një ekran që duket shumë mirë edhe nën rrezet e diellit.

Gjithashtu, ka një filtër opsional blu për të balancuar ndriçimin dhe për të zvogëluar tendosjen e syve, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes gjatë natës edhe nën ndriçimin e zbehtë.

Bateria me jetëgjatësi të lartë (5,000mAh) e Galaxy Tab A lejon përdoruesit të shikojnë filma, të luajnë lojra, të dërgojnë email-e dhe më shumë, të gjitha me një karikim të vetëm që zgjat deri në 14 orë. 1 Me 16 GB memorie të integruar dhe memorie të zgjeruar (deri në 256 GB2) për skedarë shtesë, Galaxy Tab A i lejon përdoruesit të ruajnë më shumë aplikacione dhe përmbajtje, qoftë në shtëpi ose kur janë në lëvizje.
       
Karakteristika të favorshme për të përfituar e gjithë familja

Jeta e përditshme familjare mund të jetë plot ngarkesa, kështu që Galaxy Tab A përpiqet të shtojë lehtësi me funksionalitetin Home Mode, i cili mund të konfigurohet për të shfaqur deri në tre lloje ekranesh, duke siguruar një shikim të shpejtë në informacione si ora, kalendari i familjes, moti ose fotot ndërsa pajisja është duke u karikuar.

Secili anëtar i familjes mund të ketë aksesin e vet me Multi User Mode për të ruajtur në mënyrë të sigurtë cilësimet dhe aplikacionet e tyre të preferuara.

Me Parental Controls, prindërit mund të vendosin kufizime në përdorimin dhe përshtatjen e përmbajtjes në dispozicion për të krijuar një ambient argëtimi dhe të sigurtë për përdoruesit më të vegjël. Gjithashtu, përdoruesit mund t'i shikojnë lehtësisht aplikacionet dhe përmbajtjet e tyre të preferuara në ekranet personalë të Bixby3 Home.

Galaxy Tab A realizon fotografi të mahnitshme edhe në kushtet me dritë të ulët me kamerën e përparme 5MP F2.2 dhe të pasme 8MP F1.9, si dhe është i pajisur me një blic të ri për foto më të qarta dhe më të ndritshme.

Asnjëherë mos humbisni një tjetër moment të paharrueshëm me ndërfaqen e përmirësuar dhe intuitive të kamerës Galaxy Tab A, duke e bërë më të lehtë se kurrë që të kapni fotografi të shkëlqyera nga çdo kënd dhe të kaloni mes tonaliteteve të ndryshme të kamerës dhe videos.
       
Më shumë përmbajtje për të argëtuar të gjithë familjen

I krijuar për të gjithë familjen, Galaxy Tab A vjen me një zgjerim të mediave argëtuese dhe përmbajtjes për fëmijët:

Modaliteti Kids Mode përmban lojra, video dhe përmbajtje emocionuese nga partnerët duke përfshirë 5.000 video dhe lojra nga grupi LEGO, si dhe një rrjet social me temë LEGO® Life me përmbajtje ekskluzive të stikerave.

Galaxy Tab A gjithashtu vjen me një aplikacion ri të kodimit që quhet Crocro Adventure; me të cilin, fëmijët do të jenë në gjendje të mësojnë rreth kodimit dhe programimit përmes lojrave argëtuese që u mundësojnë aftësi të vlefshme të të menduarit logjik.

Kids Mode tashmë përmban gjithashtu opsionet e Value Pack në mënyrë që përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione shumë popullore si LEGO® Batman: Beyond Gotham, LEGO® Ninjago: Shadow of Ronin, Toca Hair Salon 3 dhe BRIO World - Railway pa asnjë kosto4.

    I optimizuar për lojra me Game Launcher, Galaxy Tab A ofron një ndërfaqe të shtuar të përdoruesit dhe përvojë të personalizuar të lojrave me më shumë mjete për të luajtur, si dhe një funksionalitet për parandalimin e thirrjeve dhe njoftimeve, në mënyrë që përdoruesit të mos kenë shpërqëndrime kur janë duke luajtur.

    Galaxy Tab A ofron argëtim për të gjithë me tre muaj provë falas të YouTube Red5. YouTube Red siguron një eksperiencë pa ndërprerje nga reklamat, mundësi Offline Mode për të parë dhe shkarkuar video dhe aksesim në përmbajtje ekskluzive, siç janë Filmat dhe seritë në YouTube Red Original.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit "Mbështetja në procedimin e krimeve  të luftës të kryera gjatë luftës në ish-Jugosllavi" me partnerët Dokumenta nga Zagrebi dhe Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi organizon konferencën më temë 'Mbështetja  në procedimin e krimeve të kryera në luftëra të ish-Jugosllavisë'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)