24 Prill 2024

Samsung prezanton celularin e parë Android Go

Prishtinë, 24 gusht - Samsung ka prezantuar Galaxy J2 Core, celulari i parë i kësaj kompanie me Android Go.

Ky celular ka versione të lehta të aplikacioneve të Google dhe është i bazuar te Android 8.1 Oreo.

Sigurisht që nuk mund të bëhen gjëra të mëdha me një celular të tillë, por është praktik dhe ka memorie për të dhënat bazë.

Në fillim, ky celular do të dalë në shitje në Indi dhe Malajzi. Celulari normal Galaxy J2 kushton rreth 100 dollarë, por ka të dhëna më të mira sesa Core, kështu që pritet që pajisja e re të kushtojë më pak se 100$.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)