24 Prill 2024

Samsung lanson linjën e re të TV QLED për vitin 2018

New York, 7 mars - Samsung Electronics Co., Ltd. prodhuesi kryesor global i televizorëve për vitin e 13-të me radhë, ka lançuar linjën e tij të QLED TV për vitin 2018 dhe produktet AV në eventin First Look 2018 në New York në ndërtesën American Stock Exchange në Manhatan.

Kompania zbuloi gjeneratën e ardhshme të TV-ve QLED përpara 1.000 pjesëmarrësve dhe shfaqi funksionalitetet e reja dhe të përmirësuara që rrisin përvojën televizive si kurrë më parë.

Gjatë prezantimit kryesor, Presidenti pranë Samsung Electronics i Visual Display, Jonghee Han dhe drejtuesit e tjerë të Samsung shpjeguan se si linja televizive flagship e 2018 ofron një eksperiencë të pakrahasueshme të argëtimit në shtëpi, që do të thotë heqjen e pengesave për montimin e televizorit dhe për të përmirësuar qasjen në përmbajtje në një mënyrë që u mundëson konsumatorëve të kalojnë më shumë kohë duke bërë gjërat që ata duan.

"Me linjën e re të televizorëve të vitit 2018, ne po ndryshojmë përkufizimin e ekranit vizual në Ekrane Inteligjente," tha Presidenti Jonghee Han.

"E dizenjuar për zhytje totale dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të konsumatorëve kudo ku ndodhen, të gjitha këto me një përdorim mjaft të thjeshtë, linja e re e TV QLED i ofron përdoruesit përvojën më të mirë të shikimit."

Presidenti Han u bashkua në skenë nga partnerë ekzekutivë të “The New York Times”, të cilët diskutuan për disa nga përfitimet e reja të konsumatorit me linjën QLED 2018. Në njoftimin e një partneriteti të ri me Samsung, Mark Thompson, Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë The New York Times, tha: "Ambient Mode i TV QLED është një mënyrë emocionuese e re për shikuesit për të përjetuar gazetarinë e pakrahasueshme, thellësisht të raportuar dhe vizuale të The Times."
Eventi First Look i New York paraqiti një ekspozitë për mysafirët për të përjetuar linjën 2018 të produktit dhe karakteristikat e tij përmes një sërë zonash dhe ekranesh. Ekspozita përfshinte:

• Zona me ekran të madh, e cila shfaqte cilësinë mahnitëse të figurës së linjës së re të Samsung me ngjyrën dhe kontrastin e zgjeruar për një sërë situatash, të tilla si parja e filmave ose sportit dhe luajtja e lojërave të ndryshme. Samsung gjithashtu shfaqi ekranin e saj të mirënjohur The Wall 146 ", ekran bazuar në teknologj me modular Micro LED, për t'u komercializuar për përdorim në shtëpi.

• Zona e filmit paraqiste shiritin shumë-dimensional të N950 Samsung me Dolby Atmos®, që do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit. Boksi i zërit demonstron se sa vibrant, i fuqishëm mund të jetë tingulli në mënyrë që të mund të përmirësohet përvoja e argëtimit në shtëpi.

• Zona e Ambient Mode tregoi se si TV QLED ripërcakton atë që do të thotë të jesh "off" me teknologji të re që transformon televizorin në një ekran të bukur funksional, i cili siguron një sërë informacionesh, duke përfshirë lajmet, motin dhe trafikun dhe të cilat gjithashtu mund të luajnë muzikë ose të përshtatet lehtësisht në mur.

• Kabllo i ri i padukshëm 5 metër (i përfshirë me blerjen e QLED TV) dhe 15 metër (në dispozicion si një opsion), me kabllon e energjisë dhe kabllot e të dhënave që u futën në një kabllo të qëndrueshme duke u mundësuar përdoruesve vendosjen e TV kudo ku ata duan, si të duan, pa rrëmujën e kabllove.

• Montimi i televizorëve smart të Samsung 2018 është i thjeshtë dhe mund të bëhet në pajisjen më të përdorur të konsumatorit - telefonin e tyre nëpërmjet aplikacionit SmartThings. Demonstrimet ilustruan gjithashtu se si konsumatorët mund të kontrollojnë me zërin e tyre argëtimin dhe shikimin e televizorëve Samsung me integrimin e Bixby.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)