28 Mars 2024

Samsung hap Qendrën e Shërbimit ndaj Klientit në Kosovë

Prishtinë, 30 tetor - Shërbimi profesional, efektiv dhe në kohë reale ndaj klientit është një nga qëllimet kryesore të Samsung Electronics.

Gjigandi i teknologjisë botërore njofton hapjen e një qendre telefonike suporti për klientët në Kosovë.

Përmes Qendrës së Shërbimit, klientët do të jenë në gjendje të marrin asistencë për çdo pyetje të përgjithshme ose teknike në lidhje me pajisjet e tyre, si dhe të kërkojnë shërbime riparimi ose informacione të tjera.

Disa nga shërbimet që do të mbështeten janë: ndihmë me krijimin e një llogarie Google dhe Samsung, përditësimet e softuerit dhe aplikacioneve, ruajta dhe rikthimi në gjendjen e fabrikës, ndihmë për vendosjen e llogarive të postës elektronike dhe detyrave të përditshme, etj.

Për më tepër, shërbimi i Samsung gjithashtu i mundëson njërit prej agjentëve të trajnuar posaçërisht të zgjidhë nga distanca probleme të klientëve me pajisjet Samsung.

Ky lloj suporti bëhet me pëlqimin paraprak të klientëve dhe shkarkimin e aplikacionit të duhur. Nëpërmjet shërbimit në distancë, agjenti mund të kontrollojë për probleme të mundshme dhe t'i zgjidhë ato pa qënë e nevojshme që klienti të largohet nga komoditeti i shtëpisë ose zyrës së tij.

Sistemi i shërbimit në distancë përdor një lidhje të sigurt midis secilës pajisje dhe serverit. Të gjitha informacionet ruhen në serverët Samsung dhe asnjë palë e tretë nuk ka akses në këto informacione. Asnjë informacion i padëshiruar ose softuer i dëmshëm nuk mund të dërgohet në psijsje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)