19 Nëntor 2018

Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të Facebook-ut

Moskë, 7 maj - Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus.

Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram:

Paralajmërimin për Facebook-un e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.

Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.

Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuqishme të privatësisë, Telegram është përdorur nga grupet ekstremiste – arsyeja e cituar nga autoritetet ruse për të kërkuar që krijuesi i aplikacionit, Pavel Durov, t’ia dorëzojë fjalëkalimet zyrtarëve rusë të sigurisë.

Por Durov e ka refuzuar këtë, duke thënë se aplikacioni Telegram do ta ruajë lirinë dhe privatësinë e klientëve:

"Kërcënimet për të bllokuar Telegramin, nëse nuk jep të dhënat private të përdoruesve, nuk do të japin fruta. Telegram ka për të vazhduar të mbrojë lirinë dhe privatësinë,”- tha Durov.

Roskom-nadzor i është përgjigjur Pavel Durovit, duke bllokuar adresat me të dhëna, në pronësinë e kompanive Google dhe Amazon, pasi ato mësuan se Telegram ka përdorur shërbimet e tyre të ruajtjes së të dhënave, për të mos lejuar ndalimin e tyre. Disa thonë se një veprim i tillë nuk është produktiv.

"Rusët janë duke dëmtuar veten me këtë veprim, pasi ata kanë zbuluar një produkt të avancuar nga ana teknologjike, por janë duke bllokuar përdorimin e këtij produkti në mbarë botën. Kjo tregon se Putin ka një kapacitet të madh brenda vendit për rinovimin dhe zhvillimin e produkteve interesante, por në fakt ai është duke e vrarë nismën e lirë, për arsye politike,”- thotë analisti Robert Orttung.

Avokatët e Telegram kanë në plan ta apelojnë vendimin e gjykatës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ata thonë se nuk mund të veprojnë në përshtatje me kërkesën e rregullatorit të mediave, sepse fjalëkalimet ruhen në telefonat e përdoruesve dhe se kompania nuk ka akses te ato:

"Fjalëkalimet sekrete ruhen tek pajisjet e përdoruesve – administratori nuk ka qasje tek to. Përveç kësaj, ato rinovohen vazhdimisht. Nuk ka ndonjë kyç kryesor që të mund të deshifrojë bisedat”.

"Ky është një mjet që ka Rusia dhe që me sa duket mund ta përdorë për arritjen e synimeve të veta. Por është e qartë, se kapacitetet e këtyre shërbimeve janë shumë më të mëdha se kapaciteti i qeverisë ruse për bllokimin e tyre.”

Themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, ka bërë thirrje për “rezistencë dixhitale”, duke thënë se është i përgatitur t’i paguajë administratorët e rrjetit me mjetin e shkëmbimit bitcoin, për të kapërcyer ndalimin nga qeveria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)