29 Mars 2024

Rusia po zhvillon luftë kibernetike kundër Ukrainës

Kiev, 30 dhjetor - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se shërbimet e sigurisë së Rusisë po ndërmarrin luftë kibernetike kundër Ukrainës, me ç’rast hakerët i kanë sulmuar afro 6,500 herë instutucionet shtetërore të Ukrainës, gjatë dy muajve të fundit.

“Hetimi i një numri të incidenteve indikon pjesëmarrjen direkte ose indirekte të shërbimeve të sigurisë ruse, që ndërmarrin luftë kibernetike kundër vendit tonë”, tha mbrëmë Poroshenko, duke kërkuar që Siguria Kombëtare dhe Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës të ndërmarrin masa mbrojtëse.

“Sot mbeten të mundshme aktet e terrorizmit dhe të sabotimit në kapacitetet kritike të infrastrukturës”, tha Poroshenko.

Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)