07 Qershor 2020

Rusia bllokon adresat IP të Google-it për të ndaluar Telegramin

Moskë, 23 prill - Mbikëqyrësi rus i telekomit, Roskomnadzor, njoftoi bllokimin e një sërë adresash IP të Google-it që i mundësonin aplikacionit të komunikimit Telegram t'i shpëtonte ndalimit në Rusi.

"Google dështoi të përmbushë kërkesat e Roskomnadzor dhe duke shkelur një vendim gjyqësor dhe vazhdoi të lejojë Telegramin të përdorë adresat e tij IP për të ushtruar aktivitetin në Rusi", tha mbikëqyrësi në një deklaratë.

Të hënën, Roskomnadzor filloi bllokimin e Telegramit në përputhje me një vendim gjyqësor për shkak të refuzimit të kompanisë për t'ju dhënë qasje autoriteteve në kodet e nevojshme për të deshifruar të dhënat e përdoruesve.

Megjithatë, Telegrami arriti t'a anashkalojë bllokimin dhe vazhdoi aktivitetin e tij duke përdorur adresa IP të Google-it dhe kompanive tjera të teknologjisë. Përdoruesit humbën lidhjen me aplikacionin Telegram të dielën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)