16 Prill 2024

Rrjetet sociale do të bashkëpunojnë kundër ekstremistëve

New York, 6 dhjetor - Rrjetet e mëdha sociale, YouTube, Facebook, Twitter, dhe Microsoft kanë thënë se do të punojnë së bashku të heqin propagandën terroriste nga faqet e tyre të internetit.

Kompanitë në fjalë kanë thënë më 5 dhjetor se ato do e krijojnë një bazë të përbashkët të të dhënave dhe të ndajnë postimet e ekstrmistëve që ata kanë hequr nga faqet e tyre, me qëllim që t’iu tregojnë kolegëve të kompanive të tjera që të heqin edhe ata postimet e të njejtëve.

Rrjetet sociale janë bërë mjet i fuqishëm i rekrutimit për grupin Shteti Islamik, duke mundësuar zgjerimin e rrjetit të tyre në botë përmes postimeve që radikalizojnë përkrahësit e tyre dhe inspirojnë disa prej tyre edhe të kryejnë sulme.

Kompanitë teknologjike janë nën presion çdo herë në rritje nga qeveritë perëndimore që të bëjnë më shumë për hequr postimet e tilla pas një seri sulmesh nga Kalifornia në Florida e deri në Nice të Francës dhe Bangladesh.

YouTube dhe Facebook kanë filluar të heqin automatikisht postimet e ekstremistëve.

Twitter ka pezulluar 235 mijë profile në mes të muajit shkurt dhe gusht ndërsa ka zgjeruar ekipet që mbikqyrin postimet e ekstremistëve.

Baza e përbashkët e të dhënave do të fillojë punën vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi që edhe kompani të tjera t’i bashkohen këtij partneriteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)