19 Prill 2024

Rreth 99 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë përdorin kompjuterin dhe internetin

Prishtinë, 16 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës “Përdorimi i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ndërmarrje për vitin 2021.

Në vitin 2022, ASK-ja ka zhvilluar Anketën e Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostatit.

Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar nëpërmjet metodës së intervistës së drejtpërdrejtë.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98.9% të ndërmarrjeve;  dhe 98.9% e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune gjatë vitit 2021.
 
Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 30Mbit/s deri <100Mbit/s, me 31.84%, e pasuar nga shpejtësia >=10Mbit/s deri <30Mbit/s, ishte shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve me 31.64%.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 54.8% prej tyre kanë web-faqe të ndërmarrjes, ndërsa 91.2% e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Ndërkaq, nga ndërmarrjet e anketuara, 10.4% prej tyre kanë realizuar shitje përmes web-faqes, ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.

Ndërsa, 7.6% prej tyre kanë realizuar blerje përmes web faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)