22 Shtator 2021

Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Washington, 29 korrik - Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja dhe rindezja e tij, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat nga telefonat inteligjent.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë kaos dhe dyshime në lidhje me sigurinë dhe privacinë dixhitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi "praktikat më të mira" për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

“Shumë sulme kibernetike moderne janë përpjekje zinxhir për shfrytëzimin e dobësive kibernetike nga hakerët. Nëse i detyron hakerët të rifillojnë nga e para zinxhinin e përpjekjve të tyre, kjo do t’u kushtonte”.

Pothuajse gjithmonë në dorën e njeriut, rrallë herë të fikur dhe me sasi të mëdha të dhënash sensitive personale, telefonat celular janë bërë objektiva të rëndësishëm për hakerët.

Ata përpiqen të vjedhin mesazhet e shkëmbyera me tekst, kontaktet, fotografitë si dhe përpiqen të gjurmojnë lëvizjet e përdoruesit dhe madje fshehurazi, t’i përgjojnë ata duke hapur mikrofonin apo kameran e telefonit inteligjent.

Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po penetrojnë në pajisjet mobile.

Kjo tregon gjithashtu edhe shtimin e hakerimeve përmes motodës pa klikime, domethënë pa veprime të gabura nga përdoruesit, siç bëhej zakonisht përmes hapjes së një emaili apo fotografie me viruse dixhitale të fshehura mirë.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

“Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike.”

Udhëzuesi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare gjithashtu e pranon se rindezja e një telefoni funksionon vetëm në disa raste. Por udhëzuesi ka një këshillë më të thjeshtë për t’u siguruar që hakerët nuk po ju përgjojnë përmes kameras apo mikrofonit të telefonit inteligjent. Këshilla është, mos e mbani telefonin me vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)