28 Mars 2024

REDO transformon Prishtinën në pikën kryesore të dizajnit në botë

Prishtinë, 12 tetor - Të dielen, me 8 tetor, është mbyllur edicioni i 7-të i REDO konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik. Gjatë 3 ditëve sa ishte konferenca, janë përfunduar me sukses shtatë ligjerata në Sallë të Kuqe, ish shtypshkronjën Rilindja dhe Bibliotekën Kombëtare; është realizuar ekspozita e kolektivit nga Prishtina “Angry Youth” në galerinë “Motrat” dhe lansimi i revistes nga Girls Like Us në galerinë LambdaLambdaLambda); shëtitja nëpër qytet me Bekim Ramkun nga KAF - Fondacioni i Kosovës për Arkitekturë; koncerti i Jabolex (Gjermani) në Klub M; koncerti i The Homesick (Holandë) dhe Pinkmetal (Kosovë) në teatrin Oda.

“Ka shumë gjëra që e bëjnë REDO-n të veçant, por po i përmendi vetëm dy: Idea e lëvizjes nga një hapësirë në tjetrën dhe fakti që mund ti shoh dhe dëgjojë gjithë këta folës, që janë shtyllat kryesore të trendeve më të reja të dizajnit grafik, në një vend” - ka thënë një nga studentët pjesëmarrës në konferencë.

Ligjeruesit ishin: Zgjim Elshani (RKS), dizajner grafik i diplomuar në Gerrit Rietveld Academie, Amsterdam; Jonas Voegeli (CH), udhëheqës i departamenttit te Arteve Vizuele në Universitetin e Arteve në Zyrih; Coline Sunier (BE) & Charles Mazé (FR) përfaqësues të Akademisë Franceze në Rome - Villa Medici në 2014–2015 si dhe anëtarë të “Atelier National de Recherche Typographique (ANRT)” në Nancy. Francë; Žiga Testen (AU/SLO) dizajner grafik i bazuar në Melburn; Girls Like Us (BE), magazinë e pavarur që bashkon komunitetin feminist nga fusha të ndryshme; Anna Haas (CH) është profesoreshë në Lucerne University of Applied Science and Arts (HSLU), në departamentin e Arteve Vizuele; dhe Metahaven (NL), disa prej bashkëpunëtorët e të cilëve janë WikiLeaks, Icelandic Modern Media Institute (IMMI), Independent Diplomat etj.

“Mendoj që REDO ka krijuar bazë të mirë dhe duhet të mendohet se si REDO, në të ardhmen, të bëhet shkollë e dizajnit” - ka thënë Olivier Lebrun, ligjerues në REDO 5 dhe përkrahës i vazhdueshëm i konferencës. Si ligjerues në shkollë dizajni në Lyon, Francë, ai dhe rreth 15 studentë të tij e vizitojnë REDO - që nga edicioni 5.

Edhe këtë vit, më shumë se 250 studentë nga shkolla të ndryshme dizajni nga e gjithë Evropa, erdhën në Prishtinë për të ndjekur këtë edicion. Numri i vizitorëve vazhdon të ketë rritje çdo vit dhe vitin tjetër pritet të ketë ende më shumë.

REDO në edicionin e shtatë mbështetet nga Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Ambasada e Francës në Prishtinë, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Swiss Arts Council Pro Helvetia. Partnerët e konferencës ishin LambdaLambdaLambda, Teatri Oda, Klubi M, Soma Book Station dhe Hamam Jazz Bar. Shtypi është mundësuar nga ViPrint.

Konferenca REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik. Përmes një serie diskutimesh, punëtorive, librarisë dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)