23 Korrik 2018

Raketa që kalon dy kontinente për 30 minuta se shpejti zbulohet

Adelaide, 1 tetor - Elon Musk, miliarderi amerikan që zotëron kompanitë Tesla dhe Space X ka prezantuar planet për ndërtimin e një raketë të re, që do t’i lejojë pasagjerët të udhëtojnë nga një kontinent në tjetrin brenda rreth 30 minutave.

Musk ka thënë se planifikon të fluturojë me anijen pa pilot në Mars aty nga viti 2018, dhe synon të nisë një mision me njerëz në Mars në vitin 2025.

Në një prezantim në Adelaide, të Australisë Elon Musk tregoi një video me imazhe të një rakete që niset nga Nju Jorku dhe mbërrin në vende të ndryshme anembanë botës, duke përfshirë Tokion dhe Shangain.

“Gjëja e bukur e të udhëtuarit në hapësirë është se nuk ka rezistencë nga shtypja atmosferike. Prandaj, sapo të dilet nga atmosfera, udhëtimi është i patrazuar dhe pa probleme. Nuk ka mot, nuk ka atmosferë. Dhe mund të udhëtosh në shumicën e vendeve të largëta në më pak se gjysmë ore. Meqë duam të shkojmë në Hënë dhe në Mars, përse jo edhe në vende të tjera në Tokë” - tha zoti Musk gjatë prezantimit.

Ai tha se udhëtimi nga Nju Jorku në Shangai mund të bëhet për 39 minuta, ndërsa për të udhëtuar nga Bangkoku në Dubai do të duhen 27 minuta, dhe 30 minuta për të shkuar nga Tokio në Delhi.

Elon Musk, i cili është themeluesi dhe kreu i kompaninë SpaceX dhe i kompanisë të makinave luksoze elektrike Tesla, tha se SpaceX ka në plan që udhëtimi i parë i kompanisë në planetin Mars të realizohet në vitin 2022.

“Qëllimi i këtyre misioneve fillestare është që të gjejmë burimin më të mirë të ujit. Kjo është për misionin e parë dhe pastaj për misionin e dytë, qëllimi është ndërtimi i centralëve të energjisë”.

Misioni i dytë planifikohet të ndodhë në vitin 2024. Ai tha se kompania synon të fillojë ndërtimin e anijes së saj të parë hapësinore në gjashtë deri nëntë muajt e ardhshëm.

Elon Musk tha gjithashtu se fluturimet hapësinore që do të bëjnë të mundur udhëtimin nga një kontinent në tjetrin; ato mund të ndihmojnë edhe për të paguar për misionet e ardhshme për në planetin Mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2018  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)