21 Prill 2021

Qeveria miraton integrimin e sistemeve elektronike në platformat qendrore

Prishtinë, 9 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje elektronike, e 68-ta me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera sipas përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Me këtë rast, obligohet ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren dhe ndërtimin e ish objektit të filialës së “Jugobankës” në Mitrovicë, për nevoja të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme në zonën kadastrale Bresallc, Komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; në zonën kadastrale Balincë Komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë dhe në zonën kadastrale Milloshevë, Komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar Nr.12/71, datë 23.10.2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (Zonat Kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc).

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale  “Kastrioti Sh.A.” Obiliq, me 100 % të aksioneve nga Komuna e Obiliqit. Me këtë vendim, komuna e Obiliqit autorizohet që të veprojë në emër të aksionarit të vetëm në NPL “ Kastrioti” Sh.A. dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e ligjshme, duke përfshirë regjistrimin sipas Ligjit nr.02/L-016 për Shoqëritë Tregtare.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin me të cilin obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) që në bashkëpunim me Ndërmarrjet Publike Qendrore të përgatis dhe raportojë në Thesarin e Kosovës (MF), të dhënat e plota, me kohë dhe të sakta, për huamarrjet e brendshme dhe ndërkombëtare të Ndërmarrjeve Publike Qendrore. Ky raportim duhet të bëhet në baza tremujore, jo më larg se 15 ditë pas përfundimit të çdo tremujori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)