20 Shkurt 2019

Qeveria i jep prioritet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Prishtinë, 25  qershor  - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, znj. Mariya Gabriel.

Ministri Beqaj si pjesë e panelit “Lansimi i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor” së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe Ministrat e rajonit, ka shpalosur të arriturat dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Agjendës Digjitale, si pjesë e procesit të WB6.

Në fjalën e tij në këtë forum të rëndësishëm, Ministri Beqaj ka folur për perspektivën ekonomike të Kosovës të bazuar në ekonominë digjitale të dijes, duke theksuar se potenciali i Kosovës për integrim në tregun global, është i madh pasi vendi ka popullatë të re dhe të shkathtë në fushën e TIK-ut dhe ofrimin e shërbimit në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.

“Ekonomia globale digjitale ofron mundësi për integrim e Kosovës në tregun global të punës.  Qeveria e Kosovës teknologjinë e informacionit dhe komunikimit e konsideron si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe transformim strukturor drejt një ekonomie dhe shoqërie të bazuar në dije”, tha ministri Beqaj në “Digital Assembly 2018” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së.

Ministri Beqaj ka folur edhe për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në sektorin e teknologjisë informative, duke theksuar se Kosova njihet si vend me penetrim të gjerë të internetit në shkallë vendi që arrin afërsisht në 88 %. Ministri Besim Beqaj ka siguruar se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar programin e ekonomisë digjitale të Kosovës - KODE, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Ministri Besim Beqaj gjithashtu ishte pjesë e pritjes nga Presidenti dhe Kryeministri i Bullgarisë.

“Digital Assembly” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara dhe politikë-bërës të nivelit të lartë, për të debatuar politikën digjitale të BE-së dhe implikimet e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)