20 Prill 2024

Qeveria Gjermane kundër Firefox-it

Berlin, 29 mars - Pas akuzave drejtuar Internet Explorer janarin e shkuar, qeveria gjermane zbret sërish në fushën e betejës kundër programeve për të naviguar në internet.

Këtë radhë kundërshtari është Firefox, browser-i open-source i krijuar nga Mozilla Foundation, që prej shumë përdoruesve të web-it është konsideruar një prej alternativave më të sigurta.

Zyra Federale për Sigurinë Informatike në Berlin ka publikuar një buletin ku nxjerr në pah rreziqet për sigurinë e versionit të fundit të Firefox, 3.6.

Agjencia gjermane këshillon qytetarët që të mos e perdorin derisa të rregullohen defektet në të. Nga ana tjeter Mozilla nuk ka qëndruar duarkryq, po ka nisur menjëherë punën dhe në 30 mars premton versionin e ri që do të jetë shumë i mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)