06 Prill 2020

Prodhimet e LG-së me certifikata për efikasitet energjetik

Seul, 29 prill - Njëri nga inovatorët kryesor teknologjik në botë „LG Electronis“  planifikon të fitojë certifikata për efikasitet energjetik të një pjese të prodhimeve të saj.

Për këtë qëllim kryesia e kompanisë koreanojugore këtyre ditëve nënshkruajti memorandum për mirëkuptim me tre autoritetet më të larta për dhënien e certifikatave në botë, për promovimin e tre metodave të kontrolluara për testim të efikasitetit energjetik të aparateve elektronike dhe vendore.

Tre institucionet  - Underëriters Laboratories Inc. (UL), Intertek dhe CSA International do t\'i ekspozojnë prodhimet e LG-së në teste rigoroze për të siguruar se u përgjigjen standardeve më të larta për efikasitet energjetik dhe standardeve shtetërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)