20 Prill 2024

Prishtina promovon shërbimin elektronik për fleta poseduese e-kiosku

Prishtinë, 10 prill - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditë së sotme do te filloj implementimin e platformës për kontratat e hapura si dhe  do të promovojë shërbimin elektronik për fleta poseduese e-kioskun.

Fillimisht në ndërtesën e vjetër të Komunës, nënkryetari Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të "Open Contracting Data Standard" në platformën "Kontratat e hapura".

Open Contracting Data Standard (OCDS) është standard i të dhënave për kontraktim të hapur dhe për herë të parë në Kosovë do të implementohet në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa, me vonë në ndërtesën e re të Komunës, në Arbëri do të promovohet shërbimi i ri elektronik "Fleta Poseduese në e-kiosk", projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)