28 Mars 2024

Prishtina me aplikacion në telefon për vendndodhjen e autobusëve

Prishtinë, 6 tetor - Sot u lansua aplikacioni për i ri për Trafikun Urban, i prodhuar nga AppBites, aplikacion ky që e tregon vendndodhjen e saktë të autobusëve nëpër rrugët e Prishtinës. Ky aplikacion mund të shkarkohet edhe në sistemin IOS edhe në Android.

“Kjo është vetëm faza e parë e zhvillimit të këtij aplikacioni që parasheh dixhitalizimin e shërbimeve në Trafikun Urban. Përmes GPS-it të vendosur në secilin autobus, qytetari mund ta dijë nga shtëpia, me një klikim në telefon të tij se për sa kohë vjen autobusi në stacionin më të afërt."

"Shumë shpejt do t’i bëjmë kontratat me operatorët privatë për linjat që nuk mund t’i mbulojmë ne, me kohëgjatësi 7 deri në 10 vite, me ç’rast edhe ata do të pajisen me autobusë të rinj dhe do të futen brenda të njëjtit sistem”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se përmes këtij aplikacioni lehtësohet dukshëm qasja e qytetarëve në informatat e nevojshme për ndonjë udhëtim eventual brenda Prishtinës.

“Faza e dytë e këtij projekti do të jetë njoftimi në stacionet e autobusëve të Trafikut Urban, se për sa minuta vjen autobusi aty. Kurse, faza e tretë dhe përfundimtare e këtij projekti kompleks është pagesa në formë dixhitale. Në këtë projekt janë angazhuar dy të rinj, vullnetarë, të aftë për përpilimin e aplikacioneve të tilla Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi”, tha Nushi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)