19 Prill 2024

Prezantohen teknologji të reja për të parashikuar motin

Amsterdam, 20 tetor - Këtë javë në Amsterdam të Holanddës u paraqitën disa teknologji të reja për të parashikuar motin. Ky program kompjuterik grumbullon të gjitha llojet e të dhënave për motin në atë që e quan "Inteligjenca Krtike për Motin".

"Në vend të analizimit të një sërë elementësh, si temperatura e sipërfaqes të detit, apo nivelet e pluhurit në Sahara, në pajisjen e re, informacioni koncentrohet në një sistem shumë të thjeshtë: ngjyra e gjelbër do të thotë që uragani ka për t'u dobësuar, e verdha do të thotë se uragani do të qëndrojë njëlloj dhe e kuqja do të thotë se uragani do të intensifikohet." – thotë Bob Baron, përfaqësuesi i kompanisë "Baron".

Por një sensor i motit është i mirë vetëm në se ai mund ta përballojë motin që mat. I tillë është sensori FT-7.

"Avantazhi i madh i sensorit FT të motit është fuqia, mund të përballojë motin e ashpër dhe i lejojn parashikuesit e motit dhe metereologët që të kenë të dhëna të disponueshme jo vetëm para ngjarjeve të rëndësishme klimatike, por edhe gjatë tyre…"- thotë Fred Squire, i kompanisë "FT Technologies".


Në fushën e parashikimit të motit po hyjnë tashmë edhe dronet. Droni Meteo mund të arrijë në lartësi deri 2.5 kilometra.

"Analogjia në këtë rast është e ngjashme me një balon moti. Flitet për matje të drejtpërdrejta, të ashtuquajturat variante parashikuese, si temperatura, shpejtësia e erës, drejtimi i saj, presioni i ajrit dhe lagështia. Droni kryen matje të ndryshimeve të papritura të motit, që mund të përmirësojë ndjeshëm parashikimin për mjegullën dhe stuhitë."- thotë Martin Fengler përfaqësuesi i firmës "Meteomatics".

Por në varësi të ditës, e gjithë kjo teknologji mund të ketë vlerën më të madhe kur thjesht të kujton të marrësh çadrën me vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)