19 Mars 2024

Policia arreston tre të dyshuar për hyrje në sistemet kompjuterike

Prishtinë, 20 shkurt - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar - Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas hetimeve të zhvilluara nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, sot ka zbatuar urdhëresën  për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Më ketë rast policia ka kontrolluar shtëpitë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Gjakovë dhe janë arrestuar tre të dyshuar:  B.J. viti i lindjes 1999, L.S. viti i lindjes 1999 dhe Y.O. viti i lindjes 1996.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të  ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin.

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.   

Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht: pesë kompjuter Laptop, një shtepizë kompjuteri, gjashtë telefona celular, një veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale, një IPAD, një hard disk, dy USB dhe trembëdhjetë CD.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)