21 Shtator 2019

Përurohet punëtoria kreative e tipit “makerspace” në Gjilan

Prishtinë, 20 maj - Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i.  

USAID-i, përmes programit të tij Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt, synon të zhvillojë shkathtësitë të cilat ndihmojnë rritjen e punësueshmërisë dhe ndërmarrësisë në mesin e të rinjve të Kosovës. 

Projekti ndihmon zbatimin e kurrikulës për klasat 10-12 duke ofruar qasje në teknologji moderne, trajnime dhe mentorim për mësimdhënësit. 

Ky aktivitet zbatohet në partneritet me Qendrën e Arsimit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)