14 Gusht 2018

Përurohet e-kiosku në Pozharan të Vitisë

Viti, 23 maj - Zëvendës drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të vizitojë Vitinë. 

Gjatë qëndrimit të saj në këtë komunë Zv. drejtoresha Magno do të merr pjesë në hapjen e e-kioskut të gjeneratës së 2-të në Pozharan, dhe do te mbaj fjalim me rastin e Leksioneve të Mësura nga Indeksi i Konkurentshmërisë së Komunave në Viti.

USAID angazhohet në komuna të ndryshme përmes projekteve të ndryshme.  Vitia është ndër komunat partnere në kuadër të Programit të të Drejtave Pronësore të USAID-it si dhe Indeksit të Konkurentshmërisë së Komunave që u prezantua rishtazi. 

E-kiosqet e vendosura anembanë Kosovës ofrojnë qasje të lehtë dhe mundësi të vetëshërbimit për qytetarët gjatë marrjes së dokumentave të gjendjes civile, ndërsa USAID përmes Programit të të Drejtave Pronësore do të avancojë shërbimet e ofruara nga e-kiosqet duke mundësuar marrjen përmes tyre edhe të shërbimeve të të drejtave pronësore. 

E-kiosku që do të përurohet me këtë rast do të jetë i pari i këtij lloji që do të vehet në dispozicion.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)